Botë e Çuditshme Tech

Meta zhvillon teknologjinë që kthen sinjalet e trurit në tekst!

Meta po lexon sinjale të trurit. Sistemi i ri Brain2Qwerty v2 i kompanisë e kthen aktivitetin e trurit në tekst pa ndërhyrje kirurgjikale. Modeli studion regjistrime jo-invazive të trurit ndërsa një person shkruan, pastaj përpiqet të parashikojë fjalët që fshihen pas këtyre sinjaleve. Meta thotë se sistemi arriti një saktësi mesatare prej 61% të fjalëve në të gjithë pjesëmarrësit, me rezultatin më të mirë që arrin në 78%. Është ende një projekt kërkimor, por qëllimi afatgjatë është i madh. Kjo një ditë mund t’i ndihmojë njerëzit që nuk mund të flasin të komunikojnë përsëri.

Shumëkush mendon se bëhet i rritur në moshën 18-vjeçare, kur ligjërisht konsiderohet adult. Por studimet në fushën e neuroshkencë tregojnë një realitet krejt tjetër: pjekuria e vërtetë mendore dhe emocionale vjen shumë më vonë. Sipas kërkimeve të fundit mbi zhvillimin e trurit, procesi i maturimit nuk përfundon në të njëzetat e hershme, por vazhdon edhe gjatë të tridhjetave.

Kjo nënkupton se ndjenja e të qenit “plotësisht i rritur” nuk lidhet me një moshë fikse, por me një proces gradual që zgjat më shumë nga sa besohej më parë. Për vite me radhë, është pranuar ideja se truri arrin zhvillimin e plotë rreth moshës 25 vjeç, kryesisht për shkak të maturimit të korteksi prefrontal, pjesa që lidhet me vendimmarrjen, vetëkontrollin dhe planifikimin.

Shkëndijat elektrike që përshkojnë trurin e njeriut kanë qenë për dekada tepër të ndërlikuara për t’u kuptuar. Sot, falë zhvillimeve në inteligjencën artificiale, shkencëtarët po arrijnë të përkthejnë sinjalet nervore në fjalë dhe fjali të kuptueshme. Një grua 52-vjeçare, e paralizuar nga një goditje në tru 19 vite më parë dhe e paaftë të flasë qartë, arriti të komunikojë përmes një ekrani kompjuteri. E identifikuar si pjesëmarrësja T16, ajo iu nënshtrua implantimit kirurgjikal të një matrice të vogël elektrodash në lobin frontal të trurit.