Krimi prek një tjetër familje. Në Durrës, djali 25 vjeçar goditi me thikë dy prindërit Destan dhe Hasie Neziri 75 dhe 64 vjeçë. Dy të moshuarit ndodhen në gjendje kritike për jetën dhe u transportuan me urgjencë në Tiranë. Rreth 1 orë pas ngjarjes i riu Hajri Neziri u vetdorëzua në Policinë e Kryeqytetit, ku edhe pritet të shpjegojë motivet që e çuan të ngrejë dorë ndaj prindërve.