Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, nëse ka një krisje mes tij dhe kreut të PL-së Ilir Meta, pasi ky i fundit ka paralajmëruar se në zgjedhjet lokale do dalë me siglën e tij.
Në përgjigje gjatë konferencës për shtyp, Berisha tha se ‘për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet’.
“Ilir Meta është një i burgosur politik. ASHM ishte një aleancë për zgjedhjet e 11 majit
Ilir Meta është një i burgosur politik. Për Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore ai është një i burgosur politike. Ky është mendimi ynë.
Pastaj për zgjedhjet e tjera, çdo forcë politike bën zgjedhjet e vet. Kjo aleancë vetëkuptohet që ishte një aleancë për këto zgjedhje.“-u shpreh Berisha.
Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se zgjedhjet e 11 majit ‘kanë marrë ndëshkim madhor nga ndërkombëtarët’.
Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se ‘farsa elektorale’ siç e quan ai, u godit nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendërs dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës.
Sipas tij, kjo organizatë miratoi me unanimitet të plotë, rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në Shqipëri