Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha është bërë sërish qendra e vëmendjes për shkak të peshës së saj.
Në komentet e postimeve të saj në Instagram, ndjekësit nuk ngurrojnë që t’ja vënë në dukje faktin se ajo ka shtuar shumë kohët e fundit. Edhe pse është përpjekur të jetë pozitive duket se 29-vjeçare po ndikohet shumë nga këto komente.
Ajo ka vendosur të reagojë nëpërmjet disa postimeve në Insta Story ku shpjegon se është e vetëdijshme për shtimin në peshë por nuk do të fshihet vetëm se tani ka disa kile më tepër.
Edhe pse po punon fort me veten e saj, Bebe theksoi se komente të tilla e lëndojnë shumë dhe do të donte që ndjekësit e saj të tregoheshin më pozitiv dhe të kuptueshëm.