Liverpuli po kalon një formë të tmerrshme në këtë sezon, teksa ka regjistruar ndaj PSV Eindhoven humbjen e 9-të në 12 ndeshjet e fundit, një humbje në shtëpi në Ligën e Kampioneve e cila për tifozët ka qenë e papranueshme.
LEXO EDHE: Real Madrid, Xabi Alonso mbyll çështjen Vinicius: Kemi një raport të shkëlqyer!
Sigurisht, ai i cili e pëson në këto raste është gjithmonë trajneri dhe zgjedhjet e Arne Slot janë vënë shumë në diskutim, pasi holandezi nuk dukej në gjendje që të zgjonte skuadrën e tij nga kjo përgjumje e përgjithshme.
Megjithatë, mediat britanike kanë mësuar se klubi e ka mbështetur plotësisht trajnerin, edhe pse kërkohet largimi i tij dhe kanë dalë në skenë emra të ndryshëm. Sipas “Daily Mail”, bordi drejtues i ka dhënë atij mbështetje të plotë, duke besuar se me kohën e duhur në dispozicion, edhe blerjet e reja të cilat deri tani kanë rezultuar dështim, do të shfaqen në lartësinë e duhur dhe ndryshojnë plotësisht fatin e këtij sezoni.
LEXO EDHE: Milan, Allegri lë pas sfidën me Interin: Fitorja në derbi e bukur, por tani mendja te Lazio!
Pritet që skuadra të bëjë një ditë pushim të premten, në mënyrë që të rikuperojë forcat për t’u kthyer edhe një herë në formë për ndeshjen e të dielës kundër Uest Hemit në Londër. Padyshim që aty synohet një pikë kthese, përndryshe, edhe durimi i drejtuesve të Liverpulit me Slot do të arrinte limitet.