Goditet një aktivitet i paligjshëm në fushën e lojërave të fatit në Krujë. Në operacionin e koduar “Game Over 3”, policia arrestoi dy persona dhe vuri nën hetim një tjetër. Gjithashtu, u sekuestruan 3 celularë ku u gjetën faqe e adresa website që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 3”.
Organizonin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, në disa lokale në Krujë, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet një tjetër shtetas.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëorganizuar, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 3”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit G.B., 34 vjeç dhe D.H., 24 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi E. S., 39 vjeç, të tre banues në Krujë.
Në celularët e 3 shtetasve të lartëpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.