Partia Socialiste po përgatit filtrimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Kryebashkiakëve aktualë iu kërkua të plotësojnë një formular me 28 pyetje lidhur me performancën e tyre. Në dokumentin e firmosur nga Taulant Balla thuhet se “Grupi i punës duhej dilte me një raport, por 7 nga 33 kryetarët socialistë të bashkive nuk kanë kthyer përgjigje”. Formulari është menduar për emrat që duan të rikandidojnë. Ndërkaq, sipas ndryshimeve kushtetuese, një person nuk mund të mandatohet më shumë se tre herë në krye të një bashkie.