Politikë

Kryemadhi: Do të jem në ballë të rezistencës kundër prishjes së Teatrit

Opozita dhe Mazhoranca po përplasen prej disa orësh në Kuvendin e Shqipërisë për çështjen e të ardhmes së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Monika Kryemadhi premtoi se do të jetë në ballë të rezistencës kundër prishjes së godinës së Teatrit :“ Godinën e teatrin nuk e shembi as tërmeti i djeshëm. Menduam ta ruajmë teatrin natën se shkon ky sharlatani dhe e shemb, kush e di ç’i thotë mendja. Sot do diskutojmë ligjin që grabit Edi Rama. Dua të bëj një premtim se politika nuk ka më vend këtu. Sot janë dy rrugë, imoraliteti dhe morali përballë shqiptarëve”. Ndërkohë që  debatohet politikisht për pr/ligjin e teatrit, jashtë sallës së Kuvendit ndodhen në protestë artistë, qytetarë e përfaqësues të shoqërisë civile që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.