Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një takim me një grup gjimnazistësh nga dy shkolla në Tiranë tha se dështimi më i madh i qeverisë është lënia e rinisë pas dore. Sipas saj largimi i tyre është plaga më e madhe që politika i ka shkaktuar Shqipërisë. Kryemadhi tha se Rinia është themeli i programit të LSI dhe se kjo parti do të dyfishojë buxhetin për arsimin.