Deklarata e përbashkët e Komitetit (Këshillit) të Stabilizim-Asociimit (KSA) është dokumenti zyrtar që miratohet në përfundim të takimeve periodike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Teksti përmban vlerësimet për ecurinë e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe rekomandimet për reformat, por nuk ka arritur të miratohet pasi ka kaluar me 7 vota pro dhe 7 kundër.
PD thote se PS ka refuzuar të gjitha amendamentet e tyre, por PS shprehet se ka miratuar një pjesë të amendamenteve të hartuara prej opozitës. Sipas PS, “deputetët e PD zbatuan urdhrin e Saliut” duke votuar kundër Shqipërisë në BE.
Procesi i votimit të deklaratës së përbashkët në Komitetin e Stabilizim Asociimit kërkon shumicë të dyfishtë, pra shumicën e anëtarëve të delegacioni shqiptar prej 14 deputetësh (7 të PS dhe 7 të PD) si dhe 14 eurodeptutetë të PE.
Deklarata nuk ka arritur të marrë shumicën e votave nga delegacioni shqiptar, pasi votat u ndanë të të tillë mënyrë: 7 vota pro PS dhe 7 kundër PD.
As delegacioni i PE nuk arriti të bënte shumicën dhe deklarata e përbashkët arriti të merrte vetëm 5 vota të eurodeputetëve.
Një ditë më parë, në PE u trajtua edhe debati për projektin e Zvërnecit. Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla tha se Shqipëria do të respektojë të gjitha standardet europiane për mjedisin, ndërsa Gazment Bardhi foli për cenim të rolit të opozitës në parlament.