Kryetarja e LSI–së Monika Kryemadhi u shpreh se “Situata kriminale në vend është alarmante dhe Shqipëria ndodhet aktualisht në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj.” Shqetësimin ajo e ndau gjatë një takimi me Raporterët e Këshillit të Europës. Me tej Kryemadhi tha se Opozita do të vazhdojë betejën e saj për rivendosjen e shtetit ligjor për të luftuar pa asnjë kompromis krimin e organizuar dhe trafiqet.