Giuseppe Conte mbajti fjalimin edhe në Dhomën e Ulët të Parlamentit Italian ku për herë të dytë, u votëbesua si kryeministër. Conte sërish nuk kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se “Objektiv kryesor i qeverisë do të jetë nxitja e rritjes ekonomike dhe reduktimi i borxhit”. Nga 621 parlamentarë, 350 votuan pro, 236 kundër, ndërsa 35 abstenuan.