Kryeministri kanadez Justin Trudea tha se vendi i tij do të negociojë kushte të reja tregtare me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë ai shtoi se do të pranojë vetëm një marrëveshje që u shërben interesave kanadeze. Duke folur pasi Shtetet e Bashkuara arritën një akord paraprak me Meksikën për të zëvendësuar Marrëveshjen e Amerikës së Veriut për Tregtinë e Lirë, kryeministri kanadez tha se u bënë përparime. Presidenti Trump ka thënë se mos arritja e një marrëveshje do të çonte në rritjen e tarifave për importet e automjetet nga Kanadaja.