Kryeministri Edi Rama shkarkon nga detyra dy drejtorë të zyrave rajonale të punësimit. Drejtori i zyrës së Elbasanit dhe ai i Delvinës u shkarkuan me argumentin se nuk kanë përmbushur objektivat. Më herët Rama foli me tone të ashpra dhe qortuese në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ai u kërkoi ministrave, deputetëve dhe përfaqësuesve të tjerë të partisë, që të jenë më pranë qytetarëve dhe të angazhohen më shumë.