Aktualitet

Kryeparlamentari i Hungarisë: Mbështetje pa rezervë për integrimin e Shqipërisë!

Kryeparlamentari i Hungarisë László Kövér konfirmoi mbështetjen pa asnjë rezervë të vendit të tij ndaj Shqipërisë në aspiratën e saj europiane. Gjatë takimit të zhvilluar me Presidentin Ilir Meta, në kuadër të vizitës së tij në Hungari, Kövér përshëndeti progresin e bërë nga Shqipëria në këtë drejtim. Presidenti Meta vlerësoi vëmendjen që Hungaria dhe Parlamenti hungarez i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë në procesin e integrimit evropian të vendit.