Sport

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana mund me lehtësi 0-3 Partizanin dhe del nga kriza në derbin e “zonës së ftohtë”!

Tirana ka fituar derbin e hallexhinjve, siç është etiketuar këtë radhë ndeshja simbol e kryeqytetit kundër Partizanit, dhe e ka bërë shumë më lehtësisht se sa pritej përballë një Partizani që nuk jep shenja reagimi.

LEXO EDHE: Sherr për Lamin Jamal mes Spanjës dhe Barcelonës! De La Fuente e fton, klubi e heq nga lista!

Bardheblutë ia dolën të fitonin duke u treguar shumë cinikë, teksa shfrytëzuan maksimalisht çdo gabim të prapavijës së Partizanit duke shënuar dy herë në pjesën e parë. Dhe falë mungesës së kundërpërgjigjes nga të kuqtë, pavarësisht ndryshimeve të Milinkoviç, gjeti edhe golin e tretë në fraksionin e dytë të lojës.

LEXO EDHE: Serbia merr vendimin ekstrem: Asnjë biletë në shitje për ndeshjen me Shqipërinë, masa të rrepta kontrolli!

Nga ana tjetër, porta e Tiranës u vu rrallëherë në rrezik dhe ajo mori këto tre pikë shumë më lehtësisht se sa mendohej në një ndeshje që duhej të ishte për “jetë a vdekje” mes dy skuadrave që lëngonin në zonën e ftohtë të klasifikimit.

PARTIZANI-TIRANA 0-3
19′ Falaje, 31′ (p) Patsatsia, 73′ Tabeku

Nësër luhen dy nga sfidat e javës së 6-të të superiores, Dinamo – Flamurtari në orën 15:30 dhe Vllaznia – Elbasani në orën 19:00. Të dielën Vora – Egnatia në orën 14:00 dhe Teuta – Bylis në orën 17:00.