Jo çdo kompromis është i keq, marrëdhëniet e shëndetshme kërkojnë sakrifica të vogla nga të dy partnerët. Por çfarë ndodh kur një grua, në emër të dashurisë apo “paqes familjare”, humbet veten pak nga pak? Eksperienca tregon se shumë gra bëjnë disa “sakrifica të vogla” që në moment duken të pafajshme, por që me kalimin e viteve kthehen në pendesë. Dhe nëse ndihesh bosh ose jo si versioni më i mirë i vetes tënde, ndoshta është koha të rikthesh vëmendjen te vetja. Ja cilat janë disa ‘sakrifica’ që gratë shpesh bëjnë, por pendohen shumë më vonë:
Të harrosh ëndrrat e tua
Karriera, pasionet, dëshirat personale, shpesh lihen mënjanë për të ndërtuar një shtëpi e për të përmbushur pritshmëritë. Por me kalimin e kohës, kur asgjë nga këto nuk kthehet në “kompensim shpirtëror”, nis pendesa:
Po sikur të kisha ndjekur ëndrrën time?
Të vendosësh veten gjithmonë të fundit
Nga të ushqyerit mirë, te kujdesi për shëndetin mendor e fizik, shpesh gratë sakrifikojnë gjithçka për familjen. Por kur nuk ndihen të vlerësuara dhe nuk marrin asgjë mbrapsht, lodhja dhe zhgënjimi mblidhen bashkë.
Të braktisësh shoqërinë dhe raportet e tjera
Jo, partneri yt nuk duhet të jetë e vetmja pikë emocionale e mbështetjes. Gratë që shkëputen nga shoqëria, më vonë ndihen të vetmuara dhe të paplotësuara emocionalisht.
Të marrësh të gjithë barrën mbi shpatulla
Kur gjithçka si fëmijët, shtëpia, planet, emocionet, bien mbi një person të vetëm, situata bëhet e pashëndetshme. Dhe në fund, ajo grua që bënte gjithçka ndihet e lodhur, e konsumuar dhe pa hapësirë për veten.
Të braktisësh pasionet dhe hobit e tua
Vetëm sepse je nënë apo bashkëshorte nuk do të thotë që nuk je më individ me pasione. Kur nuk ushqejnë më interesat e tyre, gratë ndihen si “figurante” në jetën e tyre, jo protagoniste.
Të ‘varesh’ financiarisht nga dikush tjetër
Kur një grua nuk ka pavarësi financiare, i humbet kontrolli mbi shumë vendime. Më vonë, kjo ndjesi e mungesës së fuqisë ekonomike shndërrohet në ndjesi ‘robërie’.
Të mos shprehësh emocionet e tua
Kur ndjenjat ruhen dhe grumbullohen ato bëhen barrë. Në vend që të komunikojnë, disa gra zgjedhin heshtjen, por në heshtje rritet largësia dhe pakënaqësia.
Të mos vendosësh kufij të shëndetshëm
Nëse ti nuk i thua “jo” tjetrit, në fakt po i thua “jo” vetes. Gratë që lejojnë gjithçka, që tolerojnë pa kufij, ndihen më vonë të përdorura dhe të padukshme.
Të injorosh intuitën
Shpesh trupi, mendja dhe zemra e dinë kur diçka nuk shkon. Por kur gratë zgjedhin të mos dëgjojnë instinktin, pendesa i pret më vonë.
Të bësh kompromise më shumë seç duhet
Po, kompromiset janë pjesë e marrëdhënies, por kur gjithmonë është vetëm njëra palë që lëshon terren, balanca zhduket. Më vonë vjen ndjesia e pabarazisë dhe mungesës së vlerësimit.
Të mos investosh në rritjen tënde personale
Nëse nuk zhvillohesh më si njeri, je thjesht në “mbijetesë”. Gratë që nuk investojnë te vetja, ndihen bosh, sikur kanë ngecur, sikur po e humbin veten.