Aktualitet

Rreziku nga rruga në Kukës, fëmijët pa mundësi kalimi

Fëmijët e fshatit Morinë të Kukësit rrezikojnë çdo ditë jetën për shkak të mungesës së një rruge dytësore dhe mbikalimeve. Për të shkuar në shkollë çdo ditë u duhet të kalojnë në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit, ku automjetet lëvizin me shpejtësi. Mungesa e mbikalimeve është bërë shkaku i disa aksidenteve tragjike në këtë segment.