Showbiz

Kur babai mashtron në emër të së bijës, Rihanna hedh të gjyq të atin e saj

“E News” sapo ka konfirmuar se Rihanna është në një çështje të rëndësishme gjyqsore kundër babait të saj.

Këngëtarja me famë botërore nga Barbados duket se nuk shkon aspak mirë me babain e saj dhe më në fund zbulohet arsyeja.

Ronald Fenty, presidenti i kompanisë “Fenty Entertainment” që ka për qëllim zbulimin e talenteve të reja dhe promovimin e televizionit, ka nënshkruar kontrata e marrëveshje në emër të këngëtares së hitit “Lemons”.

31-vjeçarja ka akuzuar babain e saj për mashtrim ndaj klientëve të tij në emër të saj ndërkohë që ajo nuk ka qenë aspak në dijeni të këtyre veprimeve.

Tashmë Rihanna dhe babai i saj i mashtrues do të përballen me njëri-tjetrin vetëm në gjyq.