Lifestyle Love & Sex

‘Kura’ më e mirë e jetës seksuale pas lindjes së fëmijës!

Të gjithë e dimë që pas lindjes së fëmijës, janë të rralla rastet kur keni kohë mjaftueshëm për veten, meqenëse në qendër të vëmendjes i porsalinduri, por edhe në rastet kur fitoni kohë për të kaluar me partnerin, atëherë masazhin erotik mos e lini asnjëherë pas dore. Kjo mënyrë është mjaft e domosdoshme për të rikuperuar jetën seksuale, për një marrëdhënie të shëndetshme, të gjatë e të qëndrueshme.

Pas lindjes së fëmijës, është e vështirë të gjeni veten në jetën seksuale – edhe për bashkëshortin mund të jetë po e njëjta gjë. Për të disiplinuar veten e për të bërë diçka të bukur edhe për partnerin, masazhi erotik është një fillim i mirë. Madje me magjinë e masazhit, mund të zgjoni tek njëri-tjetri dëshira të reja.

Natyrisht, femrat kanë thuajse të gjitha të njëjtin reagim, kur u ofrohet një masazh. Gjithmonë bien në dashuri me masazhatorin (për momentin të paktën). Kuptohet, nuk ka nevojë t’i pyesësh, sepse ato gjithmonë duan t’u bësh masazh, por shumë njerëz i rrëmben rutina dhe nuk kanë kohë për lojëra të tilla dashurie. Në rastet kur fëmija fillon gugatjet dhe ju prisni derisa të vijë ora e ushqimit, ky është një moment shumë i mirë për t’u çlodhur.

  • Fillojeni masazhin si lojë dashurie.
  • Përdorni pak vaj esencial për të bërë gjendjen edhe më romantike.
  • Filloni të masazhoni butësisht partnerin me mollëzat e gishtave në pjesë të ndryshme të trupit.
  • Pranoni masazhin edhe nga partneri (kur është reciprok, do të përfshiheni shumë të dy).
  • Tregoji partnerit ku të pëlqen më shumë të të bëjë masazh.
  • Filloni me zonën e qafës, pika kryesore për të provokuar me masazhin erotik.
  • Luani kështu për të paktën 20 minuta… çdo natë.