Botërori po afron dhe tashmë statistikat e kuriozitetetet janë të shumta mbi evenimentin më të madh futbollistik në glob. Lojtari më i vjetër që do të jetë në Botëror mbetet portieri legjendar i Egjiptit, El Hadary, që është 45 vjeç, ndërsa më i vogli në moshë vjen nga Australia. Bëhet fjalë për Daniel Arzanin, 19 vjeç. Ndërkaq trajneri më i vjetër është Tabarez i Uruguajit, plot 71-vjeç. Më i riu, Aliou Cissé i Senegalit, 42 vjeç.