Rajoni

Kurti: BE-ja s’ka pranuar që unë ta shkruaj draft-statutin për Asociacionin!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Bashkimi Evropian nuk ka pranuar që ai të shkruajë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kurti tha se tani janë duke pritur draft-statutin e shkruar nga ekipi menaxhues, i caktuar nga marrëveshjet e kaluara në dialog.

Ai tha se ndërmjetësit të dialogut i mbetet të përcaktojë agjendën e takimit të 2 majit në Bruksel, derisa edhe bëri të ditur se në fundjavë do të takohet me emisarin e BE-së, për dialog, Miroslav Lajçak.

Këto komente Kurti i bëri pas publikimit te draft-programit kombëtar për shkencën.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se fuqizimi i grave në biznes ndikon zhvillimin e ekonomisë në përgjithësi.

Kurti këto komente i bëri në ceremoninë “Java e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit”,  e cila iu dedikua grave në Inovacion dhe Kreativitet dhe është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Ai u shpreh se gratë kanë dëshmuar që janë protagoniste, si ndërmarrëse e si punëtore e sot janë shumë aktive, prandaj janë të obliguar t’i mbështesin ato.

Kurti po ashtu u shpreh se mundësia në financa për gratë nuk është vetëm fuqizim i grave në biznes, por fuqizim i ekonomisë në përgjithësi.

 “Investimi në këtë drejtim është i domosdoshëm. Qasja në mjetet financiare për gratë që e duan punën, është edhe interes afatgjatë i ekonomisë së vendit tonë. Mundësimi në financa për to, nuk është vetëm fuqizim i grave në biznes, por fuqizim i ekonomisë në përgjithësi”, u shpreh Kurti.