Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio i eliminuari më i fundit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Tan Brama. Në pjesën e dytë të emisionit Tani komentoi dy ish-banoret e “Big Brother Vip”, Xheisarën dhe Egzonën si dhe dha gjykimin e tij në lidhje më debatin Einxhel-Donald. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.
Ndërkaq, gjatë qëndrimit brenda në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, a ka pasur Tani momente që është revoltuar?
Ishte java e parë, situata që u krijua mes Xheisarës dhe Arbrit. Kur doli në Prime e kishte thënë në një mënyrë që nuk më pëlqeu, nuk mund t’i thuash një femre ‘hiqe pak dorën se dikush jashtë më sheh’, nuk mund t’ja thuash me atë ton. E mora personale dhe ndërhyra sepse me thonte: ‘O artist, o aktor’ dhe kalova edhe unë u kapa te tenisi, e kalova personale. Ai më vinte afër, më fliste dhe nuk u ndante nga biseda. Unë duhet ta injoroja si bisedë por në fakt nuk e bëra dhe kjo ishte minus për mua. Fillova të eci vetëm në pishinë dhe thash po tërhiqem, mbuloja kokën me jorgan duke reflektuar për mirë.
Sonte në mbrëmje është spektakli i rradhës ku në nominim siç dihet janë Einxhel, Beniada, Donaldi dhe Arjola. Kush mendon Tani se do të lë shtëpinë nga këta të katërt dhe mbi të gjitha kush mendon se do ta fitojë këtë edicion?
Frikën ia kam Einxhelit por mendojë se do të dalë Beniada. Ka ndikuar situata Einxhel-Donald, Einxhel u tregua pak agresive, se di çfarë do të ndodhë. Mendoj që Beniadës i ka ardhur koha të dalë jashtë, të paktën kështu mendoj unë. Donaldi shkon në finale. Mendoj se do ta fitojë ose Donaldi ose Iliri. Ky është i vetmi “Big Brother” që do të mbahet mend gjatë.
Ajo që i ka habitur të gjithë përtej gjithçkaje është Instagrami i Tanit i cili momentalisht ka 4.2 milionë ndjekës. Si është bërë e mundur kjo?
Mua ma menaxhojnë sepse nuk jam tip i rrjeteve sociale. Gjithë kohës merren me postime, janë strategji që i dinë vetëm ata. Sa i ka Enca real ndjekësit aq i ka edhe Tani(qesh).