Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
IShowSpeed
Nëse nuk e dini kush është IShowSpeed…
Imagjinoni një djalë që bërtet gjithë kohën, bën pompa nga gëzimi, flet me thekse që nuk ekzistojnë dhe ka më shumë fansa se shumë shtete kanë banorë. Quhet Speed, emër që s’të lë të marrësh frymë – dhe është një nga fenomenet më të mëdha të internetit sot për sot. Ka një energji më të fortë se kafeja + TikTok bashkë. Dhe po, Speed kur ishte në Shqipëri… takoi kryeministrin tonë Edi Rama.
Pra vendi ynë hyri në hartën e botës dixhitale jo për ndonjë samit diplomatik, por sepse një youtuber me fanellë futbolli dhe sy që s’rrijnë në vend erdhi në Tiranë. Po këtu nis tema sotme. Ai shkoi në Kinë, ku fansat e pritën si të ishte Ronaldo dhe një minion bashkë. Vizitoi qytet pas qyteti, qeshi, bërtiti, këndoi me artistë kinezë, bëri kung fu, dhe FLUTUROI ME NJË DRON TAKSI – e para herë që ai ngjitet në ajër pa ndihmën e energjisë së vet. Në çdo qytet, thjesht me humorin e tij absurd dhe energjinë “jashtë kontrollit”, ai theu barrierat mes kulturave. S’ka rëndësi gjuha, vendi apo mosha: Speed ka një gjuhë universale që të bën të qeshësh edhe kur s’e kupton pse.