Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Kush i propozoi Egla Cenos? Aktorja e njohur: Më doli fati…

Aktorja e dashur për publikun, Egla Ceno, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” ka publikuar në “Instastory” një mesazh të një ndjekësi të saj.

“Të pashë me makinë sot. A do bëhesh gruaja ime?”, i ka shkruar fansi, të cilit Egla është kujdesur që të mos i tregojë emrin dhe portretin.

Ndërkohë aktorja e ka shoqëruar këtë postim me fjalët:

“Mos u shqetësoni më për mua, se më doli fati”, shoqëruar edhe me emoji duke qeshur.

Ndërkohë kujtojmë se pak javë më parë, Egla ndau me ndjekësit një moment të vështirë me nënën e saj, e cila pësoi ishemi të papritur. Sërish në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj ajo zbuloi më shumë detaje rreth gjendjes shëndetësore të mamasë së saj duke thënë se:

“Mami është jashtë rrezikut por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap t ë mjekimit”, ka shkruar Egla në një postim në “Instastory”.