Aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, ka shpërndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e ndjekësve me fjalët e saj për ata që përballen me sfida të mëdha pranë të dashurve të tyre në spitale.
Një përqafim të gjithë atyre familjarëve që po u drithërohet shpirti te koka e krevatit të njeriut të dashur
-shkroi Egla, duke reflektuar mbi dhimbjen dhe forcën që tregojnë këta njerëz në ditët më të vështira.
Ajo shtoi se shpesh dhomat e spitaleve mbushen më shumë me lutje sesa me kohë, duke theksuar se “nuk jetojmë për ditët e lehta, por për mënyrën si i përballojmë ato të vështirat.

Mesazhi i saj vjen si një thirrje për qëndresë dhe shpresë:
Jeta, edhe kur na rrëzon, ka mënyrën e saj për të na rikthyer edhe më të fortë.