Bota

Kuti me gjak e fishekë, kërcënohet me vdekje ministri Kotzias

Nikos Kotzias flet për kërcënime të vazhdueshme me jetë, akuzon Prokurorinë se nuk reagon. Në një intervistë radiofonike në Athinë, Ministri Grek i Punëve të Jashtme tha sot i kanë ardhur kuti me gjak, baltë e fishekë. Gjithashtu, Kotzias akuzoi Opozitën greke për retorikën e urrejtjes me të cilën sipas tij shoqëron Marrëveshjen për Emrin e Maqedonisë.