Botë e Çuditshme

Ky lepur shpallet më i vjetri në botë nga Guinness!

Lepurushi i një çifti britanik u emërua lepuri më i vjetër që jeton nga Guinness në moshën 15 vjeç e 82 ditë. Familja Dunham tha se e adoptuan lepurin kur ai ishte vetëm 8 javësh si shoqërues për lepurushin e tyre femër, Flopsy. “Ata i janë përkushtuar njëri-tjetrit për 10 vjet”, tha Melissa Dunham për Guinness. Dunham zbuloi se lepurit i pëlqen të përkëdhelet nga njerëzit dhe të shijojë diellin në kopsht.

Ndërkaq, e vendosur në brigjet e Japonisë, rikujtojmë se Okunoshima është një ishull i vogël në rajonin Takehara të Hiroshima, që njihet gjithashtu edhe si “Ishulli i Lepurit”, pasi është e populluar kryesisht nga lepujt. Historia e ishullit, e cila daton në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, u ndërtua me qëllim të prodhimit të armëve kimike në kohë lufte.

Nuk dihet saktësisht se cilat kimikate u prodhuan në objekt, por sipas disa burimeve, ai funksiononte si qendër për prodhimin e gazeve toksike në kuadër të programit të armëve kimike të Perandorisë Japoneze. Pas përfundimit të luftës, ‘Ishulli i Lepurit’ u braktis dhe objektet në ishull u rrënuan me kalimin e kohës.