Bota

Ky shtet hyn në “luftë” me arinjtë!

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan për të vrarë 350 arinj, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj një burri 59-vjeçar në qendër të vendit. Ministri i Mjedisit, Tomáš Taraba, deklaroi se sulmet e arinjve ndaj njerëzve janë shtuar ndjeshëm, me 1,900 incidente vetëm vitin e kaluar. Popullsia e arinjve të kafenjtë në Sllovaki llogaritet mbi 1,000. “Kjo nuk është jetë normale. Njerëzit nuk mund të kenë frikë të shkojnë në pyll,”-u shpreh Kryeministri Robert Fico. Në 55 nga 72 qarqet e vendit është shpallur gjendje emergjence, duke i dhënë Ministrisë së Mjedisit të drejtën të lëshojë direkt leje për gjuetinë.

Organizatat mjedisore e kritikuan vendimin, duke e quajtur shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Sllovakisë dhe duke kërkuar masa parandaluese në vend të vrasjeve. Deri tani, për vitin 2024 ishin lejuar të vriteshin vetëm 144 arinj. Rikujtojmë se arinjtë “Efe” dhe “Ege”, të cilët janë nën mbrojtje në Konya të Turqisë, nuk mund të flejnë për shkak të temperaturave të larta sezonale për shkak të efektit të ngrohjes globale. Të gjetur të rraskapitur në natyrë dhe të sjellë në Qendrën e Rehabilitimit të Kafshëve të Egra të Komunës Karatay, arinjtë janë pritur në zona të veçanta të krijuara për ta prej 3 vitesh.

Aty, krahas komoditetit të tyre, merret parasysh edhe higjiena e ambienteve të tyre të banimit, si dhe plotësohen me një program të veçantë nevojat e përditshme të arinjve vëlla. Arinjtë i kalojnë muajt e verës në kopsht dhe qëndrojnë në një zonë të mbyllur që i ngjan një shpelle gjatë dimrit. Por arinjtë, të cilët kanë strofulla të veçanta për dimër, nuk mund të flenë sepse temperatura e stinës është mbi normale.