Sipërmarrësja më e pasur e momentit duket se ende nuk ka arritur vetëbesimin e duhur.
Ditën e djeshme ajo u kap mat nga fansat e saj duke përdorur photoshop-in. Një llogari në Instagram ripostoi foton e Kylie Jenner në Met Gala duke krahasuar foton origjinale me atë të modifikuarën.
Tek e dyta u vu re se 21-vjeçarja kishte holluar belin e saj sikur të mos mjaftonte fakti që kishte vënë edhe një korse.
Ky modifikim nuk u prit aspak mirë nga fansat e yllit të “Keeping up ëith the Kardashians” të cilët frymëzohen nga ajo.