Gossip Showbiz

Kylie Jenner: “Vendosa të bëja buzët pasi putha një djalë dhe më tha…”

Miliarderja më e re në moshë, Kylie Jenner së fundmi ka zbuluar më shumë për të gjithë ndjekësit të cilët me siguri kanë shumë paqartësira në lidhje me historinë e operacioneve të saj plastike. 23-vjeçarja zbuloi se fillimisht bëri një mbushje te buzëve, pasi një koment i një djali në lidhje me buzët e saj e bëri të ndihej e “paputhshme”.

Gjatë pjesës së parë të ribashkimit “Keeping Up With the Kardashians”, Jenner u pyet nga Andy Cohen nëse buzët dhe pasiguritë e saj rreth tyre, ndikuan në vendimin e saj për të filluar “Kylie Cosmetics”.

Me siguri. Unë mendoj se dashuria ime për kozmetikën filloi me pasigurinë time për buzët e mia. Unë kisha buzë vërtet të vogla dhe nuk e mendoja kurrë derisa pata një nga puthjet e mia të para dhe një djalë më tha: ‘O Zot, ti puth aq mirë, por ke buzë kaq të vogla’, ose diçka e tillë. Prej atëherë, u ndjeva e paputhshme.

Ishte pikërisht ky moment kur ajo filloi të ndihej e pasigurt, por njëkohësisht filloi ta dashuronte grimin.

Pastaj fillova të fiksohesha me makijazhin, sepse i lyeja buzët mbi vijën e tyre dhe kjo thjesht më bëri të ndihem e sigurt në vete.

Në episodin e datës 17 qershor të “Keeping Up With the Kardashians”, pjesëtarët e familjes bënë shumë zbulime surprizuese dhe treguan gjëra për të cilat të gjithë fansat po prisnin me padurim. Edhe Kylie Jenner nuk humbi rastin të shprehet për marrëdhënien e saj me Tyga.

Rikujtojmë, se kohët e fundit është përfolur shumë mbi një ribashkim të Kylie Jenner dhe ish-partnerit të saj Travis Scott. Dyshja në atë kohë nuk i konfirmuan zërat lidhur me këtë gjë, por mesa duket tashmë kanë ndryshuar gjërat.

Kylie dhe Travis Scott, së bashku me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, bënë një paraqitje në tapetin e kuq. Të tre morën pjesë në 72-vjetorin e “Parsons Benefit”, një festë vjetore për rolin frymëzues dhe transformues që ka moda, dizajni dhe artet e tjera në botën e sotme, në New York, ku Travis dhe u nderua me çmim.