Celebrities Gossip Showbiz

Fotot e fundit të Kylie Jenner dhe Travis Scott tregojnë se si ata vënë familjen mbi gjithçka

Kohët e fundit është përfolur shumë mbi një ribashkim të Kylie Jenner dhe ish-partnerit të saj Travis Scott. Dyshja në atë kohë nuk i konfirmuan zërat lidhur me këtë gjë, por mesa duket tashmë kanë ndryshuar gjërat.

Kylie dhe Travis Scott, së bashku me vajzën e tyre 3-vjeçare, Stormi, bënë një paraqitje në tapetin e kuq. Të tre morën pjesë në 72-vjetorin e “Parsons Benefit”, një festë vjetore për rolin frymëzues dhe transformues që ka moda, dizajni dhe artet e tjera në botën e sotme, në New York, ku Travis dhe u nderua me çmim.

Gjatë fjalës së tij, Travis u shpreh:

Stormi, të dua dhe ‘grua’, të dua.

Ata pozuan bashkë dhe Kylie postoi edhe një foto me Travis në llogarinë e saj në “Instagram”, e para që pas premierës së dokumentarit “Travis Scott: Look Mom I Can Fly” në gusht të vitit 2019.

https://www.instagram.com/p/CQKgtRoHdrx/?utm_source=ig_embed&ig_rid=676e9dd2-febb-497a-977a-4fac7dbab875

Një muaj më parë, një burim për “Entertainment Tonight” u shpreh se ata po përpiqen t’i rregullojnë gjërat. Përpos kësaj, disa burime thanë se janë në një marrëdhënie të hapur, gjë që Kylie e mohoi. Por Travis, kurrë nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për bukuroshen:

Nga të gjitha gjërat e veçanta në jetë, të mëdhaja dhe të vogla, dashuria dhe butësia e një nëne është më e veçanta nga të gjitha.