Showbiz

“La Casa de Papel” thyen rekord në Netflix, seriali arrin 34 milion shikime brenda 1 jave

Të gjithë e prisnin me padurim publikimin e sezonit të tretë të “La Casa de Papel – Money Heist” dhe që në javën e parë të tij ka thyer rekorde në platformën “Netflix”.

Fillimisht “Money Heist” është shndërruar në serialin e parë me më shumë shikime në “Netflix” në mbarë botën duke marrë parasysh faktin që nuk është një prodhim amerikan.

Vetëm në javën e parë të publikimit të sezonit të tretë të tij, “La Casa de Papel” shënon mbi 34 milionë shikime duke thyer sërish rekord.

Edhe në Shqipëri ky serial është bërë menjëherë i famshëm duke u ndjekur nga një pjesë e madhe e publikut.