Lady Gaga ka zbuluar se propozimi i pazakontë për martesë i të fejuarit të saj Michael Polanski ishte frymëzimi për një nga këngët e albumit të saj të ri “Mayhem”. Ylli 38-vjeçar i popit është çift me biznesmenin që nga viti 2019 dhe të dy u fejuan në prill të vitit të kaluar. “Mayhem”, e cili do të publikohet sot është albumi i parë i plotë i Lady Gaga-s që nga “Chromatica” i vitit 2020. Një prej tyre është “Blade Of Grass”, një këngë romantike e frymëzuar nga mënyra se si Polanski i propozoi asaj. Siç ka treguar në një intervistë, ideja ka ardhur nga sugjerimi i saj.
“Një ditë ai më pyeti se si do të doja që ai të më propozonte dhe unë i thashë: “Merr një copë bar dhe mbështjelle rreth gishtit tim”-tha Gaga, duke shpjeguar se ky moment ishte baza e këngës. Gjatë krijimit të saj, këngëtarja ka kujtuar momentin e propozimit, shprehjen e të fejuarit, si dhe barin në oborrin e tyre. “Më kujtohet që mendova se ai duhet ta përdorte atë bar në mes të oborrit”-shtoi ajo. Biznesmeni 41-vjeçar më në fund i propozoi martesën më 1 prill, duke ndjekur dëshirat e Lady Gaga-s dhe duke përdorur një copë bar.
Ajo fillimisht mendoi se ishte një shaka për shkak të ditës së gënjeshtrave. Në të njëjtën kohë, përveç “unazës” me bar ai i ka dhuruar edhe një unazë mbresëlënëse me një diamant ovale tetë karatësh, të cilin e ka treguar disa herë që atëherë. Lidhja e tyre u bë publike në korrik, kur Lady Gaga prezantoi partnerin e saj si “të fejuarin” me kryeministrin e atëhershëm të Francës, Gabriel Attal. Këngëtarja ishte në Paris për performancën e saj në Lojërat Olimpike, ku performoi këngën legjendare të Zizi Janmair “Mon truc en plumes”.
Në intervistën e saj të re, Lady Gaga nuk e fshehu admirimin e saj për Polanskin, duke pranuar se ai e ndihmoi të kapërcejë ndjenjën e vetmisë që kishte ndjerë më parë. “Isha kaq e vetmuar, por është shumë më bukur të kesh pranë vetes dikë që të do, që e di se çfarë mund të bësh në të gjitha fushat e jetës tënde.” Polanski, përveç lidhjes së tyre, ka një rol aktiv edhe në karrierën e saj muzikore, pasi ka kontribuar në shkrimin e shtatë këngëve që do të përfshihen në “Mayhem”.