Ndahet nga jeta në moshën 71 vjeçare, aktori dhe regjisori i njohur Enver Petrovci. Lajmi u bë i ditur nga familja:
Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas, thuhet në njoftim.
Enver Petrovci lindi më 28 shkurt të vitit 1954 në Prishtinë ku edhe fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, në degën e Aktrimit. Më pas mbaroi studimet universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit, në kryeqytetin e Serbisë.
Ndër të tjera është vlerësuar për një karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë “Atelieja 212”. Me rolet e interpretuara u bë i njohur në mbarë hapësirën e Jugosllavisë, duke u vlerësuar si një nga aktorët me të famshëm të asaj kohe, para shpërbërjes së federatës.
Me mbarimin e luftës në Kosovë, Enver Petrovci e vazhdoi me sukses karrierën e tij artistike kryesisht në trojet shqiptare, në Kosovë, Shqipëri e më gjerë. Interpretimet e tij në film janë gjithashtu shumë të duartrokitura e të ndjekura, me famë në kinematografinë ish-jugosllave, shqiptare e ndërkombëtare.
Petrovci ishte njëri nga themeluesit dhe profesorët e parë të degës së Artit Dramatik pranë Fakultetit të Arteve në Univerisitetin e Prishtinës. Në vitin 1989 u kthye nga Beogradi për të dhënë lëndën e aktrimit në Universitetin e Prishtinës, ku dhe formohen kuadro të reja aktorësh në Kosovë.
Teatër
Idioti – regjinë dhe rolin kryesor
Dëshmitari kryesor – regjisor
Kush më ka faj që jam shqiptar – regjisor
Guxim për vrasje – rolin kryesorë
Filmografia
[2013] O sa mirë si Gazmend Berisha
[2011] Top je bio vreo si Sakib
[2010] The War Is Over si Principal Milić
[2009] Gomaret e kufirit si komandanti i policise kufitare
[2008] Sekretet as Mero
[2006] Anatema as Col. Lilić
[2005] Lost Son
[2003] Black Flowers as Nan Golemi
[2000] Gorski vijenac si Skender Aga
[1998] Tri palme za dve bitange i ribicu as Skočajić
[1998] The Hornet as Salih
[1994] Nekrologji
[1993] Laksi slucaj smrti si babai i Reljes
[1992] Bulevar revolucije
[1992] Prokleta je Amerika si Pantić (segment prej “Sangarepo, ti ne rastes lepo”)
[1991] Bolji zivot 2 si Florijan Trajković
[1991] Krug
[1991] Djelidba
[1991] Praznik u Sarajevu
[1990] Sex-partijski neprijatelj br. 1 as Drndač
[1990] Gluvi barut as Uros
[1990] Narodni poslanik
[1990] Sekulic -si polic
[1990] Stanica obicnih vozova
[1990] East of East (si Enver Petrović)
[1990] Migjeni si nje shkrimtar shqiptarë Millosh Gjergj Nikolla alias Migjeni
[1989-1990] Specijalna redakcija si Bekteši
[1989] Hajde da se volimo 2 as Omer
[1989] Forbidden Sun as Lt. Ionnides
[1989] Obicna prica
[1989] Sargarepo ti ne rastes lepo
[1988] Manifesto as The King
[1988] Ortaci si John Smith Fitzgerald Petrovci
[1988] The Bizarre Country si shefi i ri i policisë
[1988] A Film with No Nam
[1988] Decji bic si Rade Pajic ‘Pera’
[1988] Rojet e mjegulles
[1987] Uvek spremne zene as Raša
[1987] Zivot u grobljanskoj si Marković
[1986] Jugovizija si nikoqir
[1986] Vrenje
[1985] Rade Vujovic as Liht
[1985] Dvostruki udar
[1984] Opasni trag as Cemail
[1984] Lazar
[1983] Stepenice za nebo as Predrag Vučković
[1982] Krojaci dzinsa
[1981] Sedam sekretara SKOJ-a
Josip Kolumbo – Episode #1.6 (1981) … Josip Kolumbo – Episode #1.4 (1981) … Josip Kolumbo – Episode #1.3 (1981) … Josip Kolumbo – Episode #1.2 (1981) … Josip Kolumbo
[1980] Kur pranvera vonohet
[1979] Kur pranvera vonohet
[1979] Jutarnji disk dzokej
[1979] Slom si Slobodan Dimitrijevic
[1979] Ti medjutim stojis na velikoj reci