T’ju ngjitet çamçakëzi në flokë është gjëja me e bezdisshme që mund t’ju ndodhi por mos krijoni panik. Për ta hequr çamçakëzin e ngjitur në flokë ka një mënyrë shumë të lehtë, e cila nuk përfshin prerjen e flokëve. Metoda është shumë e thjeshtë. Çamçakëzi është material hidrofobik, që do të thotë se nuk mund ta përdorni ujin për ta larguar nga flokët. Thjesht nuk funksionon.
Prandaj, për ta hequr çamçakëzin, duhet të përdorni një material tjetër hidrofobik. Aplikoni gjalpë kikiriku apo vaj ulliri mbi çamçakëz duke i përdorur gishtërinjtë apo një furçë të dhëmbëve dhe lëreni ashtu për disa minuta.
Pas disa minutave e hiqni nga flokët dhe do ta shikoni se si rrëshqet me lehtësi. Më pas pastrojeni me ujë në mënyrë që flokët të mos ju mbajnë erë të keqe. Ndërkaq, ju rikujtojmë se një ndër elementët që ndikon shumë në përmirësimin e shëndetit të flokëve, është birra.
Larja e flokëve me birrë do t’i bëjë ata më të butë e më të shëndetshëm, duke u falur edhe një shkëlqim të natyrshëm. Birra është e pasur me shumë proteina, të cilat ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve dhe në rritjen e tyre. E rëndësishme është që të ndiqni udhëzimet pikë për pikë në mënyrë që të merrni siç duhet përfitimet e këtij produkti në flokët tuaj.