Aurel Locaj ka mbyllur bashkëpunimin me Vllazninë. Largim surprizë ky nga përgatitësi atletik, u afrua te kuqeblutë në qershorin e vitit 2023.
Locaj ka publikuar një reagim përmes rrjeteve sociale ku falenderon Vllazninë dhe i uron suksese në të ardhmen.
“Faleminderit Familja kuqeblu! Pas 2 vitesh rrugët tona ndahen këtu. Krenar që isha pjese e ekipit, krenar për çdo sfidë që kaluam, krenar për stafet që kalova në 2 vjet, krenar për tifozat kuq e blu… Shumë krenar për çdo lojtarë që pata nderin të stërvis. Faleminderit të gjithëve! T’u prift e mbara Vllazni e ishalla kampion sa më shpejt se e meriton!”