Bota

Lavrov: Europa po saboton përpjekjet e Trump për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës!

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i është përgjigjur kancelarit të Gjermanisë, i cili tha se aleatët perëndimorë kanë hequr kufizimet e rrezes së veprimit për armët e furnizuara Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, Lavrov kritikoi udhëheqësit evropianë dhe tha se ky veprim ilustron nivelin e kompetencës së atyre që janë ngritur në pushtet në Evropë.

Ai gjithashtu tha që vendimi ishte marrë shumë kohë më parë, por ishte mbajtur sekret.

Merz i ka tërhequr disi komentet e tij të djeshme, duke thënë sot se po fliste për një vendim të marrë muaj më parë.

Lavrov vazhdoi me kritikat e tij ndaj Evropës, duke e akuzuar atë se po përpiqet të prishë procesin e negociatave për t’i dhënë fund luftës.

Nëse lufta ndalet, karrierat e tyre politike do të mbarojnë, ata po i vënë interesat e tyre personale mbi njerëzit e tyre”, tha ai.

Por duke iu drejtuar Donald Trump, Lavrov përdori një ton të ndryshëm.

“Trump dëshiron rezultate dhe kur sheh se përpjekjet e tij po sabotohen nga evropianët, sigurisht që retorika e tij ndryshon”, shtoi ai.

“Por nuk duhet të shohim retorikën që i duhet Evropës, për të ndaluar sabotimin e rrugës drejt paqes”, vijoi Lavrov.