Shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov deklaroi sot se normalizimi i marrëdhënieve ruso-amerikane është i mundur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës japin propozim konkret për këtë. Në forumin ndërkombëtar në Moskë, Lavrov tha se ultimatumet dhe imponimi i zgjidhjeve nuk mund të tejkalojnë krizat në botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi gjithashtu se Lavrov do të udhëtojë nesër për vizitë zyrtare në Korenë e Veriut.