Gjithmonë flitet dhe shkruhet për ata të dy të cilët së fundmi janë nderuar me një titull të rëndësishëm.
Bëhet fjalë për Ledri Vulën dhe Lorik Canën të cilët ditën e djeshme kanë marrë çmimin “Nderi i Gjakovës”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve në Gjakovë kishte të pranishëm emra të shquar të artit shqiptar dhe artistë të tjerë të showbizit.
Ka qenë vetë Ledri ai i cili e bëri të ditur këtë ngjarje nëpërmjet postimit të një fotoje në rrjetin social Instagram. Reperi ndau me ndjekësit e tij një foto ku shfaqej me Lorikun e ku të dy mbajnë çmimet e fituara.