Me akuzat “Për shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat prangosi një punonjës policie. Efektivi Idajet Sina, dyshohet për favorizim të banorëve të Belshit, duke i lejuar të kryejnë ndërtime të paligjshme në zonën që mbulon, kundrejt pagesave. Aksioni u krye në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, pas një hetimi disa mujor.