Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 5 persona në kuadër të operacionit të koduar “Warehouse”. Bëhet e ditur se uniformat blu të kryeqytetit kanë zbuluar një magazinë ku fshihej lëndë narkotike e përgatitej për shitje në doza, si dhe sekuestruan 9 kilogramë kanabis sativa, sasi kokaine, dy armë zjarri, dy armë të ftohta, dy automjete, 6 celularë, si edhe të tjera sende të kundërligjshme.
Në kuadër të operacionit “Warehouse” u arrestuan shtetasit Xhoi Zina, Redion Kuqi, Erdi Gjiriti, Ardit Citaku e Angjelina Koçi.
Në rrugën “Myslym Keta” në kryeqytet, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit me iniciale R.K., me veprimtari prodhimin e paletave të drurit, u gjetën një valixhe me 9 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri pistoletë.
Nga hetimet dyshohet se sasia e lëndës narkotike është transportuar nga Sukthi në Tiranë. Hetimet vijojnë për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, lexohet në njoftimin e policisë.