Shpërthim në një automjet të parkuar në Tiranë, fatmirësisht pa të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit. Dyshohet se në rrugën “Vasil Ndocka”, shpërtheu një sasi lënde plasëse në makinën në pronësi të një 36 vjeçari. U shkaktuan dëme materiale. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit O.K., 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.