Celebrities Gossip

Lewis Hamilton përplas makinën Ferrari? Çfarë ndodhi me të?

Lewis Hamilton pati një incident të pakëndshëm në stërvitjen e sotme në Barcelonë, ku për herë të parë drejtoi një makinë të Ferrari-t.

Gjatë sesionit, ai humbi kontrollin e makinës dhe përplasi anësoret para vijës së finishit.

Në fat të mirë, britaniku doli pa asnjë lëndim, por makina e tij pësoi dëme të rëndësishme. Si pasojë, Charles Leclerc, i cili ishte planifikuar të drejtonte makinën më pas, do të duhet të presë disa orë për t’u rikthyer në pistë, pasi mekanikët duhet të rregullojnë dëmet.

Një zhvillim interesant është se nesër, në ditën e fundit të testimeve në Barcelonë, Dino Beganović dhe Antonio Giovinazzi do të provojnë makinat e Ferrari-t, pasi të dy janë në konkurrencë për vendin e pilotit rezervë për sezonin e ardhshëm.