Në bregdetin e Lezhës ka nisur dezinsektimi për mushkonjat. Në prag të sezonit turistik, ekspertët pretendojnë që plazhet të jenë mikpritëse për turistët e shumtë që e frekuentojnë zonën. Vëmendja është përqendruar në zonat e përcaktuara si më problematike. Nëndrejtori i Shëndetësisë në Lezhë, Besmir Frroku, thotë se solucioni që përdoret është mjaft efikas për eliminimin e mushkonjave. Ai u bëri thirrje banorëve që të denoncojnë çdo vatër të re. Frroku u shpreh se nga viti i ardhshëm e në vijim, po shihet mundësia që dhe zona turistike e Tales të përfshihet në procesin e dezinsektimit. Procesi në Lezhë dhe Shëngjin do të kryhet çdo dy javë, deri në fundin e sezonit turistik.