Liderët e Bashkimit Evropian u dakordësuan për të vazhduar edhe me 6 muaj të tjerë sanksionet ekonomike të bllokut ndaj Rusisë, si ndëshkim për agresionin në Ukrainë. Drita e gjelbër u dha sot në samitin e BE-së, që po mbahet në Bruksel. Sanksionet ruse, që prekin sektorin bankar dhe atë të energjisë janë aktive prej verës së vitit 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë.