Turqia i drejtohet zgjedhjeve te qershorit duke u ballafaquar me një kolaps të monedhës së saj që kërcënon të shkaktojë një krizë ekonomike. Që nga fillimi i vitit, lira turke ka humbur gati 20% të vlerës kundrejt dollarit amerikan. Ekspertët shprehen se qeveria e Erdoganit po shtrëngon kontrollin e saj, jo vetëm mbi Turqinë, por edhe mbi Bankën Qëndrore turke.