Producenti i filmit në Hollywood, Harvey Weinsten, i cili akuzohet për abuzime seksuale ndaj dhjetëra grave, u lirua me kusht prej 1 milion dollarësh. Weinstein, gjithashtu, duhet të mbajë një pajisje elektronike në këmbë, ndërsa pasaporta e tij është konfiskuar. Më herët 60 vjeçari ishte dorëzuar vullnetarisht në polici. Ai nuk dha asnjë prononcim për mediat.