Sport

Liverpuli ofron 30 milionë euro për Thomas Strakoshën

Liverpool “shënjestron” Thomas Strakoshën.“Tuttomercatoweb” shkruan sot se vëmendja e finalistëve të Champions është zhvendosur tashmë te portieri shqiptar i Lacios, për të cilin është gati të ofrojë 30 milionë euro. Edhe pse jemi në hapat e para të një marrëveshje të mundshme mes palëve, Lazio tregohet e kujdesshme dhe menjëherë Tare ka nisur nga puna për një zëvendësues të denjë të gardianit kuqezi. “Il Messaggero” shkruan se ai mund të jetë Iker Casillas.