Mbrëmjen e djeshme, banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë ndarë mesazhe të veçanta për personat që duan me anë të një letre me rastin e Shën Valentinit.
Livia Brunga ka kushtuar një letër të ndjerë ish-partnerit të saj, Mevlan Shabës, ku shpreh ndjenjat e saj të thella. Në letër, Livia i thotë Mevlanit:
Të dua, edhe në mënyrën më të padrejtë të mundur, unë të kam zgjedhur ty dhe vazhdoj të të zgjedh. Ty që me kokëfortësinë dhe xhelozinë tënde më ke mbrojtur. Ty që ke ngjyrat dhe luhatjet më të bukura që njoh. Të dua sepse, ndonëse kemi pasur edhe lëndime, çdo ditë me ty ka qenë si dita e parë. Nuk u ngopa kurrë me erën e lëkurës tënde dhe me duar që më shtrëngonin.
Kjo letër emocionuese vjen pas një periudhe të gjatë tensioni mes çiftit, ku Livia ka shpërndarë me publikun ndjenjat e saj për lidhjen e kaluara.